Dieta me ujë të ngrohtë, arsyet e shëndetshme pse duhet ta nisni ditën me të

0
48

Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët.

Më poshtë janë renditur katër arsye për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi.

Shërben çdo ditë si detox: ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup. Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi.

Vë në punë aparatin tretës: ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato.

Stimulon rënien nga pesha: lëngu i limonit përmban pectin, një lloj fibre e cila ndihmon shumë për rënien nga pesha. Dhe nëse do t’i shtosh ujit me limon pak mjaltë ose sheqer në mëngjes, kjo përzierje do të ulë kaloritë nga dieta e përditshme.

Eliminon problemet e stomakut: kur shkon në shtrat me stomakun plot, urthi ose barku i fryrë do të të bezdisin deri në mëngjes. Ndërsa uji i nxehtë pastron sistemin tretës, lëngu i limonit ndihmon në uljen e aciditetit në stomak, kështu që do ta ndiesh veten më të lehtë.

Leave a Reply