Dhembjet në gjoks, duar dhe në nofullën e poshtme mund të jenë shenja që jeni në rrezik

0
494

Nëse ndieni therje apo dhembje në gjoks, ndjenje të shtangies apo dhembje në dorën e majtë dhe në nofullën e poshtme, mund të jenë simptoma të gjendjes urgjente!

Mjekët theksojnë që është e mundshme të keni angina pectoris, gjendje e shpeshtë urgjente në kardiologji, e cila mund të shkaktojë infarkt! 

Çfarë është angina pectoris?

Është fakt që muskuli i zemrës nuk merr mjaft gjak, sepse një apo më shumë arterie janë të bllokuara apo të ngushtuara.

Simptomat e angina pectoris

Sulmi i angjinës është ndjenja e bezdisshme e theksuar apo dhembje në pjesën e koshit të kraharorit, në kohëzgjatje prej disa minutash.

Janë të mundshme të ndihen edhe “presioni” apo rëndesa në të njëjtën pjesë, apo therje në dorën e majtë apo në nofullën e poshtme.

Kur shfaqet?

Rrezikun nga angina pectoris e rrisin ngritja e shtypjes së gjakut, çrregullimi i punës së zemrës, teprica e kolesterinës në gjak, obeziteti, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i produkteve të duhanit, ndonëse është e mundshme të ekzistojë edhe faktori gjenetik.

Sulmi mund të pasojë pas aktiviteteve të shtuar fizike, por edhe kur ndiejmë të ftohtë të konsiderueshëm apo kur jemi nën stres. Rrezikun e rrisin edhe marrëdhëniet intime si përpjekje, konsumimi i tepruar i nikotinës dha alkoolit.

Nëse ndieni simptoma ngjashëm me angina pectorisin, posaçërisht të forta, dhembje “sulmuese” në pjesën e gjoksit, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut, i cili do t’jua ofrojë ndihmën dhe pastaj do të përcaktojë diagnozën dhe terapinë e nevojshme.

Leave a Reply