Cilat janë frutat e duhur që mund t’i konsumoni në këtë kohë

0
379

Nëse nuk i pëlqeni dredhëzat, atëherë duhet t’i lexoni disa nga përfitimet shëndetësore që ato kanë. Jo vetëm që kanë një shije fantastike, por ato janë shumë të pasura edhe me vitaminë dhe antioksidantë dhe kanë vlera të tjera të jashtëzakonshme për shëndetin tuaj.

Nxisin metabolizmin– dredhëzat janë një burimi shkëlqyeshëm i vitamines C. Njerëzit nuk mund ta prodhojnë këtë vitamine vet prandaj duhet ta marrin përmes frutave. Vitamina C është një forcues i njohur i imunitetet dhe antioksidantë u fuqishëm që ndihmon përshpejtimin e metabolizmit.

Forcojnë shikimin– karakteristikat antioksiduese të dredhëzave mund të ndihmojnë në parandalimin e katarakteve dhe disa çrregullimeve të tjera të syve.

Luftojnë kancerin– vitamina C ëshë një nga antioksidantët më të fortë që ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe forcimin e sistemit tonë imunitar. Antioksidantët janë pastrues të radikaleve të lira dhe neutralizojnë efektin negative që këto radikale mund t’i kenë për qelizat tona.

Përmirësojnë lëkurën– efekti i dredhëzave vërehet edhe në pamjen e lëkurës. Pasiqë vitamina C është një nga faktorët kryesorë për prodhimin e kolagjenit, ajo ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe rezistencës së lëkurës.

Ulin nivelin e kolesterinës– dredhëzat janë nxitës së fuqishëm të shëndetit të zemrës. Flavonoidet dhe acidi elagjik që gjenden në to kanë rëndësi për shëndetin e zemrës.

Ulin inflamacionin– antioksidantët që gjenden tek luleshtrydhet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të nyjave, të cilat mund të shkaktojnë artritin dhe gjithashtu çojnë në sëmundje të zemrës.

Leave a Reply