Çfarë të bëni nëse dikush teshtin ose kollitet afër jush?

0
55

Gjatë kësaj vjeshte, është veçanërisht e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj, sepse po luftojmë epideminë e koronavirusit dhe atë të gripit. COVID-19 transmetohet kryesisht nga një njeri tek tjetri përmes pikave të frymëmarrjes të cilat nxirren jashtë nga trupi nëpërmjet teshtimës dhe kollitjes, shkruan Panacea.mk.

Frederick Sherman, profesor në Fakultetin e Mjekësisë Mount Sinai, këshillon se si të sillemi kur dikush afër jush teshtin ose kollitet.

“Nxjerrni menjëherë frymën për të shmangur thithjen e pikave ose aerosoleve. Shtrëngoni buzët për të bërë që nxjerrja të zgjasë më shumë. Kthejeni kokën plotësisht larg personit dhe filloni të ecni”, këshillon prof. Sherman.

Kjo metodë nuk ju mbron plotësisht nga infektimi me koronavirus, por mund të zvogëlojë sasinë e virusit që i ekspozoheni nëse një person që teshtin ose kollitet pranë jush është i infektuar.

Leave a Reply