Çfarë është inflamacioni dhe cilat janë shenjat e para të këtij procesi

0
406

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm.Qëllimi I këtij procesi është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar janë shenjat kryesore se në organizëm ka një inflamacion. Kjo tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin. E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj.

Ai mund të nxitet si pasojë e ekspozimit ndaj toksinave por edhe stresit, obezitetit dhe çrregullimeve autoimunitare. Në raste të tilla, procesi i shërimit nuk shkon normalisht por inflamacioni qëndron aktiv duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës, artritit, depresionit, sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe kancerit.

Dy kategoritë e inflamacionit

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi, ndërsa inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Ushqimet më të mira kundër inflamacionit

Studiues të ndryshëm, të cilëve u referohet “agroweb”, kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.

Bëhet fjalë për:

  • Frutat dhe perimet (6 racione në ditë)
  • Çarjat bimorë (3 filxhanë në ditë)
  • Kafeja (2 filxhanë në ditë)
  • Buka me drithë të plotë (2 feta në ditë)
  • Musli  (më pak se një racion në ditë)
  • Djathi me pak yndyrë (një racion në ditë)
  • Vaji i ullirit
  • Çokollata (një racion)

Ushqimet që nxisin inflamacionin

Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm:

Mishi i kuq i përpunuar

Patatinat

Pijet industriale

Yndyrnat e përpunuara

Ëmbëlsirat industriale.

Leave a Reply