“Buka e bletës” për pasqyrë të përsosur të gjakut

0
33

Njëra nga mënyrat më të mira natyrale për përmirësimin e nivelit të hemoglobinës në gjak, si dhe pasqyrës komplete të gjakut, është poleni i bletëve, i cili quhet edhe buka e bletës. Kjo tashmë është vërtetuar edhe nga shumë studime shkencore. Poleni që sillet nga bletët, i grumbulluar nëpër lule të pasura, është i pasur me 39 baktere të shëndetshme, që është njëri ndër preparatet më të mira natyrale.

Buka e bletëve apo poleni është i pasur me proteina, aminoacide të pazëvendësueshme, karbohidrate, vitamina të grupit B, vitamina K, E, D, C, sidomos me vitamina P, provitamina A, minerale të ndryshme, vajra eterike dhe minerale të tjera biologjike. Mungesa e hemoglobinës, proteinë kjo e cila përbën një të tretën e sasisë së gjakut, mund të njihet përmes simptomave, si lodhja e vazhdueshme, ndjenja e mbetjes pa frymë, mungesa e energjisë gjatë aktiviteteve të përditshme, puna e përshpejtuar e zemrës, shfaqja e infeksioneve të lëkurës dhe shërimi i ngadalshëm i plagëve të ndryshme. Nëse te vetja juaj vëreni disa prej këtyre simptomave, do të ishte mirë që ta bëni pasqyrën komplete të gjakut, në mënyrë që të merrni masat adekuate të shërimit. 

Leave a Reply