Aciditeti i urinës mund të dëmtojë eshtrat, nyjat, zemrën dhe veshkat

0
477

Me rastin e tretjes së ushqimit formohet aciditeti e urinës në organizëm – bashkim organik në bazë purine

Nëse është e pranishme në sasi të vogël, ai mbron funksionimin e sistemit nervor dhe të disa pjesëve të trurit. Mirëpo kur është me tepricë ndodhin dëmtime të indeve të nyjave, stomakut, mëlçisë, zhvillon artritin dhe sëmundje të tjera.

Nëse arrihet deri te niveli i lartë i aciditetit urinar në trup, ushqimi është ai që ndihmon që parametrat të kthehen në normale.

Perimet dhe pemët e dobishme nuk përmbajnë purinë, andaj shpejt përmirësojnë gjendjen e artritit, hipertensionit dhe sëmundjeve të veshkave, transmeton Telegrafi.

Cili është rreziku nga aciditeti urinar?

Me rastin e tretjes së aciditetit proteinik apo të paushqyeshmërisë, sasia e madhe e aciditetit urinar akumulohet në organizëm. Zakonisht tajitet me urinë dhe jashtëqitje, por me tepricë, një pjesë e bashkimit të purinës shtresohet në nyja.

Ky është një ndër shkaktarët e artritit, gurëve në veshka, hipertensionit arterial.

Shkaktarët kryesorë të krijimit të tepricës së aciditetit urinar janë:

▪ Teprica e kilogramëve;

▪ Ushqimi i keq,

▪ Përdorimi i ëmbëlsirave të shumta,

▪ Alkoolizmi;

▪ Efektet anësore të diuretikëve.

Ushqimi i cili rregullon aciditetin urinar:

Për fillim hiqni dorë nga mishi i tymosur, cilindo lloj të mishit të kuq, pijeve me gaz dhe të ëmbla, alkoolit etj.

Faza e dytë është përfshirja e supës me perime në ushqim, e cila eliminon aktivisht tepricën e aciditetit urinar.

Artikujt për eliminimin e aciditetit urinar:

▪ Qepa, hudhra, qepujkat, preshi,

▪ Artiçoka,

▪ Kungulli i artë,

▪ Selino,

▪ Karota,

▪ Qershia.

Konsumimi i perimeve është rregull kryesor dhe themelor për të gjithë personat të cilët kanë problem me aciditetin urinar.

Falë fibrave dhe antioksidantëve, eliminohen bashkimet e dëmshme, shkatërrohen kristalet, pengohen sëmundjet e nyjave dhe e enëve të gjakut.

Leave a Reply