7 mënyra të thjeshta me të cilat prindërit mund ta zvogëlojnë rrezikun e mbipeshës tek fëmijët

0
36

Efektet negative, që obeziteti ka për shëndetin e fëmijëve janë shumë të mëdha.

Një hulumtim shkencor i bërë nga State University of New York, është një nga studimet e para, të cilat tregojnë për disa mënyra, me anë të së cilave prindërit mund ta zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga ky çrregullim.

Tanimë dihet se fëmijët me mbipeshë, janë më të rrezikuar të vuajnë nga hipertensioni dhe sasia e lartë e kolesterinës. Në mënyrë që të parandalohen këto probleme, prindërit duhet të tregohen vigjilentë dhe shumë të kujdesshëm në edukimin shëndetësor që ata u japin fëmijëve.

Gjashtë nga mënyrat më specifike për ta parandaluar këtë çrregullim tek fëmijët tuaj janë:

Monitoroni çfarë hanë fëmijët vazhdimisht

Fokusohuni që nga fillimi t’i ushqeni ata me fruta dhe perime

Ekspozoni ata në ushqime të shëndetshme

Limitoni sasinë e ushqimeve të shpejta, patatinave dhe çokollatave

Kujdesuni që frigoriferi juaj të ketë përmbajtje të duhur të perimeve dhe frutave

Inkurajoni fëmijët tuaj të ushtrojnë sa më shumë aktivitete fizike

Leave a Reply