Shembull i mirë: Shkolla “Emin Duraku” në Prizren me aktivitet bamirësie, ndihmon 27 familje me kushte të vështira për jetesë

0
234

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka përmbyllur me sukses manifestimin vjetor të ditës së ushqimit të shëndoshë, një traditë e cila bashkon nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit nën kauzën e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Shkolla njofton se nga ky aksion u mblodhën gjithsej 810 euro, të cilat u shpërndanë në 27 familje më kushte të vështira për jetesë.

“Përgëzojmë nxënësit dhe prindërit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin, i cili është shembull për funksionimin e një shoqërie bamirëse dhe të mirëorganizuar”.

“Të reflektuarit për bamirësinë nuk mund të jetë asnjëherë e plotë pa veprën për të”, thuhet në njoftim./albanianeducation.net

Leave a Reply