Shehu: Nesër do të bëhen edhe 11 testime, shpresojmë asnjë të mos rezultoj pozitiv

0
604

Pas lajmit se në Prizren ka rezultuar edhe një person i infektuar me COVID-19, ka reaguar Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, i cili ka lutur qytetarët për durim edhe për pak kohë.

Në reagimin e tij, Shehu ka thënë se nga 12 testime që janë bërë në Prizren, ka rezultuar vetëm një i infektuar. Madje, ai ka thënë se nesër pritet të bëhen edhe 11 testime, duke shpresuar që asnjëri prej tyre të mos rezultoj pozitiv.

“Nga 12 testime vetem nje person ka rezultuar pozitiv ne Komunen e Prizrenit.

29 raste gjithsejt, 2 jane tashme te sheruar, 1 ka nderuar jete fatkeqesisht, 4 jane ne kliniken infektive ne QKUK, 21 jane ne vetizolim!

Neser do behen edhe 11 testime, shpresoje asnje te mos rezultoje pozitiv, gjithesesi te mos vetkenaqemi dhe ti respektojme te gjitha masat.

Ju lutem per durim edhe per pak!”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply