Në projektin tonë Shpresë për Prizrenin përpos Kulturës, Rinisë fokus do të jetë edhe Sporti, kështu ka deklaruar Edin Shehu, kandidat i Nismës Socialdemokrate për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
Shehu ka thënë se përfudnimi i pishinës olimpike dhe ndërtimi i një palestre të re sportive, janë pjesë e zotimeve të Nismës Socialdemokrate.
Postimi i plotë:
Në projektin tonë Shpresë për Prizrenin përpos Kulturës, Rinisë fokus do të jetë edhe Sporti.
Në kuadër të zotimeve tona kemi edhe: Përfundimin e pishinës olimpike, dhe ndërtimin e një palestre të re sportive ku do të krijohen hapësira të mjaftueshme për sportet kolektive dhe individuale.
Nisma Socialdemokrate 119✅
Edin Shehu 5✅