Shefi i deputetëve të PSD’së do koalicion me VV’në dhe Nismën

0
20

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka përjashtuar mundësinë e të bërit koalicion me Partinë Demokratike të Kosovë.

Megjithatë, Sejdiu ka thënë në Rtv Dukagjini se preferon një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Nismën Socialdemokrate.

“Ne jemi të interesuar të shkojmë të vetëm në garë ne nuk përjashtojmë askënd përveç PDK-së, por që preferenca ime është për një koalicion me VV, dhe Nismën”, tha ai, përcjell telegrafi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ai ka dhënë dorëheqje pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shpërndarja e Kuvendit pritet të bëhet më 22 gusht, ndërkohë shumica partive kanë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e seancës.

Leave a Reply