Shaqir Totaj të mbajë premtimin, të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50) në ekzekutiv

0
450

Shoqëria Civile në Prizren iu është drejtuar përmes një letre publike kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, duke kërkuar që ta mbajë premtimin e tij për përfshirjen e grave në pozita ekzekutive.

Qysh në start, në rastin e konstituimit të ekipit të drejtorëve të drejtorive komunale, duhet të jetësoj zotimin e tij publik që në qeverisjen lokale, do të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50), thuhet në letrën publike të Shoqërisë Civile në Prizren.

“Kërkesë publike nga aktivistët dhe aktivistet e shoqërisë civile në Prizren, drejtuar kryetarit të komunës së Prizrenit.
Gratë në ekzekutiv, zotim që duhet përmbushur!
Përfaqësimi i grave në ekzekutivin e komunës së Prizrenit vazhdon të mbetet një nga sfidat e shoqërisë prizrenase si rezultat i mos përmbushjes së premtimeve elektorale nga ana e të komunave. Agjenda e përfaqësimit të grave dhe burrave në ekzekutivin e komunës është intensifikuar tek në fushatën elektorale në zgjedhjet lokale 2017 e cila fatmirësisht ka vazhduar edhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2021.
Por, përkundër zotimeve në fushatën elektorale të viti 2017 që ekzekutivi i komunës së Prizrenit do të përfaqësohet në mënyrë të barabartë të grave dhe burrave në ekzekutiv (50/50) , ky zotim publik nuk u përmbush në fillim mandati nga ana e ish kryetarit të komunës. Gratë prizrenase u përfaqësuan tek pas dy viteve mandat në qeverisjen e kaluar.
E kaluara e afërt na kë treguar qasje jo të mirë të kryetarëve të komunave pas fitores së zgjedhjeve lokale. Mësimet nga e kaluara, nuk na lejojnë komoditetin që të mos shqetësohemi.
Andaj, përmes kësaj kërkese publike, kërkojmë nga Kryetari i ri i komunës tonë, të përjashtoj qasjen kur premtimet publike nuk janë realizuar. Qysh në start, në rastin e konstituimit të ekipit të drejtorëve të drejtorive komunale, duhet të jetësoj zotimin e tij publik që në qeverisjen lokale, do të përfaqësohen gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë (50/50).
Një qeverisje lokale që i duhet Prizrenit, për barazi dhe mundësi të barabarta”, thuhet në letrën publike të Shoqërisë Civile në Prizren./04 Online

Leave a Reply