Shaqir Totaj siguron mbështetjen e NISMA-së, AAK-së dhe AKR-së për kryetar të Prizrenit

0
485

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka siguruar mbështetjen e dy partive opozitare për rundin e dytë të balotazhit, NISMA, AAK dhe AKR.

Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj, dhe kryetarit të NISMA-së, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci.

“Duke respektuar vullnetin politik dhe demokratik të qytetarëve të komunës së Prizrenit, të shprehur në Zgjedhjet Lokale dhe vendosmërinë për formimin e institucioneve të reja komunale, demokratike, shumëetnike dhe gjithëpërfshirëse. Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik të komunës tonë, sjelljen e investimeve të huaja, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e arsimit, të shëndetësisë, kulturës, rinisë, sportit, bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e Qendrës Historike. Si dhe, të përkushtuar për ta vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake dhe në shërbim të avancimit të mirëqeverisjes, kemi arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me partitë NISMA dhe AAK në Prizren” thuhet në tekstin e parimeve të marrëveshjes.

Kryetari Totaj është shprehur i bindur se opozita e sotshme do të qeverisë gjatë 4 viteve të ardhshme dhe qytetarët me 14 nëntor do ta ndëshkojnë keqeverisjen dhe abuzimin.

Në rundin e parë të zgjedhjeve me 17 tetor, kandidatët për kryetar, Zafir Berisha, Lulzim Kabashi dhe Afrim Tejeci kanë marrë në total rreth 7 mijë e 500 vota.

Leave a Reply