Sfida e plakjes acaron moderatoren e njohur shqiptare: Çmenduri!

0
31

Prej disa ditësh rrjetet sociale janë pushtuar nga imazhe të modifikuar me filtrat e aplikacionit “FaceApp”.

Po ashtu edhe shumë personazhe publike kanë rënë pre e këtij aplikacioni, duke modifikuar fotot e tyre kryesisht për të parë veten sesi do të duken në të ardhmen.

Siç duket kjo sfidë nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjora, nëpërmjet një postimi në Instagram i është kthyer të gjithë atyre që po e përdorin këtë aplikacion.

“Bëj be do e mbyll Instagram-in për sa kohë do shoh miqtë e mi se si do duken pleq! Shijoni rininë se kjo nuk kthehet më, do e shihni pleqërinë çdo ditë në pasqyrë. Çmenduri”, ka shkruar Fjodora ndërkohë që është mbështetur nga shumë komentues.

Leave a Reply