Sërfisti profesionist futet në BBV! Sportisti ‘çmend’ vajzat, Monika nuk përmbahet

0
324

Banori më i ri në ‘Big Brother VIP’ është Claudio Nika. Mbrëmjen e kaluar Claudio hyri në shtëpi dhe tregoi se kjo eksperiencë do ta lidhë edhe më tepër me Shqipërinë pasi jeton në Itali. Claudio është sërfist profesionist në Itali dhe ka marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare. Në klipin prezantues Claudio zuloi se pasioni i tij më i madh është gatimi, por nuk bëri asnjë specifikim se cila prej vajzave i pëlqen.

Vajzat e shtëpisë donin që ta takonin me padurim banorin e ri. Aktorja Monika Lubonja shprehu pëlqim, duke thënë se i riu nuk bëri asnjë dallim mes vajzave, si për të kuptuar se i ka lënë derën e hapur për njohje dhe Monikës.

Leave a Reply