Selmanaj: Pas 17 vjetëve të qëndrimit në opozitë, është koha për LDK-në në Prizren

0
257

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj gjatë një interviste në ATV është shprehur i bindur se është koha e rikthimit të këtij subjekti politik në udhëheqjen e pushtetit lokal.

Selmanaj njëherit ka kritikuar pushtetin lokal të udhëhequr nga PDK-ja për keqqeverisje, dhe se nuk është në gjendje të realizojë projekte të mëdha siç i duhen dhe ka nevojë Prizreni.

Në mes tjerash Selmanaj ka përmendur edhe ndërtimet pa leje, duke e quajtur edhe si paradoks ku tri drejtori komunale kanë filluar ndërtimet pa leje. Selmanaj për këtë ka thënë se kanë deponuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Selmanaj ka folur poashtu edhe për konsolidimin e degës, duke premtuar njëherit se fuqizimi i degës do të vazhdojë.

Si më poshtë mund ta ndiqni intervistën e Selmanajt në emision DPT “Te Fidani” në ATV./04 Online

Leave a Reply