Selmanaj: Bizneset në Prizren meritojnë ambient më të mirë dhe më të favorshëm për zhvillimin e tyre

0
114

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar shoqatën “ESNAF” në Prizren.

Selmanaj është pritur nga Varis Xhejlani, kryetar i kësaj shoqate.

Në këtë takim Selmanaj ka thënë se bizneset në Prizren meritojnë ambient më të mirë dhe më të favorshëm për zhvillimin e tyre.

“Kënaqësi e veçantë që së bashku me bashkëpunëtorët ta vizitonim Shoqatën “ESNAF” në Prizren.
Kjo Shoqatë, ka në anëtarësi biznese shumë të suksesshme, njërëz me shpirt ndërmarrësie te jashtëzakonshme, me integritet të fortë dhe me ide inovative shumë premtuese.
Këto biznese meritojnë ambient më të mirë dhe më të favorshëm, që aktiviteti i tyre biznesor të zhvillohet dhe përmes tyre qyteti ynë të merrë drejtimin e duhur të zhvillimit të gjithmbarshëm.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë kryetar z. Varis Xhejlani”, ka thënë Selmanaj./04 Online

Leave a Reply