Selajdin Gallapeni zgjedhet Gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren dega në Suharekë

0
311

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot në mbledhjen e 272-të, ka votuar gjyqtarin Selajdin Gallapeni, si Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren – dega në Suharekë, me mandat 5 vjeçar i cili mandat do t’i filloj nga data 1 dhjetor 2021.

Gjyqtari Selajdin Gallapeni ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005, kurse provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2011.

Në vitin 2007 ka qenë praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës, si dhe ka punuar si jurist nga maji i vitit 2009 deri në dhjetor të vitit 2010.

Po ashtu ka punuar si Avokat Publik i Komunës së Suharekës nga janari i vitit 2012 e deri në gusht të vitit 2017.
Në korrik të vitit 2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore – dega në Suharekë, ku është angazhuar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil.

U.D., së Kryetarit të Gjykatës, Artan Sejrani, gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ i urojnë detyrën e re gjyqtarit Selajdin Gallapeni, duke i dëshiruar suksese në angazhimin e tij në degën e Gjykatën Themelore në Suharekë.

Leave a Reply