“Sa doja t’i puthja duart”, Bes Kallaku përlot me dedikimin për Ijen, e takon në distancë: A e keni vënë re me sa pak kënaqen?

0
586

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka shkuar të takojë për së largu gjyshen e tij, Ijen. Me një dedikim prekës për të, Besi ka rrëfyer se sa keq është ndjerë, që nuk i dhuronte dot një përqafim.

Ndër të tjera, në një reflektim karantinë, aktori ka sjellë në vëmendje se sat ë pangopur jemi dhe sa shumë kërkojmë nga jeta, ndërsa gjyshërit kënaqen me pak.

Me një foto të takuar në distancë, Bes Kallaku lë pas humorin dhe me një dedikim prekës shpjegon se sa pak ja ia dimë vlerën një përqafimi, duke treguar dhe një herë lidhjen e tij të fortë me gjyshen.

“Tek 313-ta tu taku Ijen. Pertej humorit, personalisht kam kuptuar se sa shum doja ta perqafoja. Sa mbushur me dashuri ishin syt e saj, sa doja t’ia puthja duart.
-500 pike ke fitu sot o t’keqen nona qe erdhe me m’pa. Keshtu me tha.
500 kg peshe i kisha ne kurriz, nuk ia dime vleren njeri tjetrit, nuk ia dime vleren perqafimit, nuk ia dime vleren prinderve e gjysherve. A e keni vene re me sa pak kenaqen???
Kenaqen vetem po ti shikosh!!! Aq mjafton per ta, hajde na shif naj here, kaq do gjyshja, prindi!
Ra ky virus per te na thene: Ditet qe i kishim mundesite per ti pare apo perqafuar, i shfrytezonim mbase edhe per gjera krejt pa vlere. E tani qe per arsye sigurie te tyre duhet ti rrish larg. Sa flasin syte e saj gjysem te perlotura!!! Mbase prej njeriut ose mbase prej Zotit, sot me shume kuptojme qe familja dhe vetem familja duhet te kete ne qender te saj dashurine, besimin dhe Zotin.
Sa te pakenaqur jemi edhe sa kerkojme nga jeta??? Sa te paplotesuar jemi edhe kur kemi shume. Edhe sa te pangopur jemi edhe kur mund te kemi shumeçka! Sa te pakenaqur jemi edhe sa me teper duam qe te kemi!
A e keni vene re me sa pak kenaqen prinderit apo gjysherit tane??? Vetem mjafton t’i shikosh ti.
Mendojme se ata do jene gjithmone aty duke na pritur. Por ne fakt jo per gjithmone. Ne e harrojme perkoheshmerine e njeriut!”- shkruan Bes Kallaku në postimin e tij në rrjete sociale.

Leave a Reply