Rritje e çmimeve për produktet e konsumit në Kosovë

0
690

Në kohët e fundit vërehet dukshëm një rritje e inflacionit në Kosovë për produktet e konsumit.

Parashtrohet pyetja pse u ngritën çmimet në Kosovë?

Në kohët e fundit ka pasur rritje të çmimeve edhe në vendet e rajonit.
Meqenëse inflacion ka pasur edhe në shtete ku importojmë sasi të mëdha të produkteve duke marrë parasysh që importi tek ne është dukshëm më i lartë se eksporti që do të thotë se kemi një bilanc tregtar negativ kjo automatikisht i bie që kemi importuar inflacionin.

Një tjetër faktor që ndikoi në ngritjen e çmimeve është për shkak të pandemisë ku shumë biznese kanë pasur vështirësi në gjetjen e lëndës së parë për të prodhuar produktet e tyre.
Mund të thuhet që inflacioni në Kosovë do të zgjas edhe një kohë derisa eliminohen pengesat e lartëcekura.

Shkruan: Erdet TATARI

Leave a Reply