Rijad Lecaj në karantinë, me muzikë largon vëmendjen nga Covid-19 (VIDEO)

0
702

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Rijad Lecaj, pothuajse çdo natë është kujdesur për t’i argëtuar ndjekësit e tij.

Tashmë kur e tërë bota po përballet me COVID-19, nuk kanë munguar format dhe mundësitë e argëtimit online, në një kohë kur daljet dhe grumbullimet në publik janë ndaluar në mënyra të ndryshme.

E si rrjedhojë, edhe Rijadi është kujdesur që të argëtoj ndjekësit e tij të shumtë, dhe jo vetëm, duke interpretuar këngë të ndryshme ‘live’.
E pikërisht sonte ai ka sjellur dy këngë, “Qefe qefe kjo dynja” dhe “Shkon e vjen ka dera jeme”.

Për më shumë 04 Online ju fton ta dëgjoni super interpretimin e Rijadit./04 Online

Leave a Reply