Rezistenca me tenxhere dhe seriali “Kasandra”!

0
702

Duke qenë i paaftë dhe i padishëm se si funksionon jeta institucionale dhe cili është rendi kushtetues që ka Kosova, Albini ju ka këthyer rezistencës me tenxhere përballë rivalëve politik disa prej të cilëve në kohën dhe momentin e duhur kanë rezistuar me armë por që aleat e kanë pasur SHBA.

Tenxherja është mjeti i cili kur përdoret për të kryer funksionin për të cilën është ideuar, vërtet është e pazëvendësushme, por kur ja ndërron funksionin dhe e përdor për zhurmë në funksion të njëfar rezistence për të qëndruar në pushtet, atëher bëhet e gërditshme dhe e padurushme sepse po përdoret për atë që nuk është ideuar, nomale që efekti i saj është ZERO!

Edhe pse nuk kamë qenë në Kosovë, flitet shumë për serialin “Kasandra” i cili gjatë 1995 ishte bërë seriali bukur shumë i përciellur në Kosovë.
Diktatori Venezuelës e financoj këtë serial për llogari të veta, pa e ditur efektin në Kosovë tē cilët e përcillnin me shumë vemendje për ta komentuar pastaj një javë, ku ka pasur të atillë që u mundojshin me ditë se çka do të ndodhë në epizodin e ri, por në anën tjetër duke harruar se çka po ndodhë rrethë tyre nga trullosja e serialit!

Video-mesazhet e Albinit si kryeministër në ikje po i përngjajnë shumë serialit “venezuljan” për partizanët e tij, të cilët jan në pritje të masazhit-serial për ta komentuar e stërkentuar duke u thelluar sikurse në ëndrrën u “gomarit me ujkun”.

Një gjë ende nuk e kanë të qartë adhuruesit e tenxhereve dhe serialeve, shteti nuk bëhet me zhurmë e aktrime komike nëpër video-mesazhe!

Shkruan: Zafir BERISHA

Leave a Reply