Revoltohet Iliri, PARALAJMËRON: U mblodh kongresi, po më kërciti truri mua…

0
1929

Iliri është zgjuar i revoltuar për shkak të debateve dhe bisedave që banorët zhvillojnë në orët e vona. Kjo është një ngjarje e përsëritur dhe për këtë arsye Iliri nuk ka mundur dot ta përballojë me sportivitet dhe durim. Ai ka shfaqur shumë pakënaqësi, duke paralajmëruar se do të vijë momenti kur ti kërcasë truri.

‘’U mblodh mbrëmë kongresi. E tmerrshme, çdo natë i njëjti muhabet por unë nuk mund ta duroj dot më. Kur të vijë momenti që të më kërcasë truri atëherë nuk ka kthim mbrapa’’,- tha ai.

Nga ana tjetër ai i tha Sabianit se shumica e bisedave kishin të bënin me të dhe se për këtë arsye duhet të ketë kujdes me konfidencën dhe dashurinë që i shfaq banorëve.

‘’Kujdes! Ti jep shumë dashuri por në fund merr vetëm llafe. Të kam thënë disa herë që të mos i besosh kaq shpejt njerëzve’’,- tha ai.

Leave a Reply