Rëndësia e remitencave gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Kosovë

0
592

Shpesh në jetën praktike kemi dëgjuar për termin remitancë.

Atëhere shtrohet pyetja se çka nënkuptojmë me termin remitancë?
Remitancë nuk është asgjë tjetër përveç dërgesës së mjeteve financiare që bëhen nga ana e emigrantëve deri tek familjarët e tyre në Kosovë.

Përqindja më e madhe e remitancave në Kosovë përdoren për të financuar nevojat bazike familjare. Remitancat në Kosovë edhe gjatë periudhës së pandemisë luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen financiare të familjarëve dhe te afërmve nga ana e emigrantëve.

Kemi të bëjmë me dërgesat e mbi 200 milionë migrantëve punëtor, grave dhe burrave, që dërgojnë para për mbi 800 milionë familjarë në botë.

Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitancave,sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ishte rreth 940 milion euro.

Prandaj mund të themi se remitancat edhe gjatë pandemisë COVID-19 kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.

Përfundimisht mund të themi se në vendin tonë remitancat apo dërgesat e parave nga emigrantët tek familjarët e tyre kanë zbutur vështirësinë ekonomike në Kosovë që u krijuan si shkak i pandemisë COVID-19.

(Publikimi shkencor nuk mund të huazohet apo të shfrytëzohet si material në punimet seminarike apo si master-tezë pa lejen e autorit).

Shkruan: Erdet TATARI – Ekonomist

Leave a Reply