Rektori Temaj priti në takim Drejtorin e Policisë të Rajonit të Prizrenit Faton Alija me bashkëpunëtorë

0
26

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë të Rajonit të Prizrenit, Faton Alija.

Ky takim kishte karakter njoftues, ndërsa kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

“Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten priti në takim z. Faton Alija Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, z. Hasan Tershana, Komandanti i Stacionit të Policisë në Prizren, z. Avdi Kryeziu,  Drejtor i Departamentit Rajonal kundër Kri.meve Ekonomike dhe Korr.upsi.onit dhe z. Shaban Osmanollaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit. Takimi ishte  me karakter njoftues. Ata fillimisht e uruan rektorin Temaj për detyrën duke i dëshiruar suksese. Të dyja palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim bazuar në detyrat dhe përgjegjësisë e tyre në interes të përgjithshëm. Në takim ishin edhe prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Artan Nimani”, thuhet në njoftimin e UPZ-së./04online.info 

Leave a Reply