Reja: Shqipëria ka potencial, por nuk vendos objektiva, ja pse pranova ofertën!

0
77

Edoardo Reja nuk premtoi objektiva madhorë në prezantimin e tij si trajner i kombëtares shqiptare por megjithatë ish-tekniku i Napolit dhe Lazios në fjalën e tij theksoi se do të punojë fort dhe do të mendojë ndeshje pas ndeshjeje për objektivat, pa përmendur në asnjë moment kualifikimin në Euro 2020. Pasuesi i Panuccit te kuqezinjtë nënvizoi se nuk u mendua dy herë për të pranuar ofertën e presidentit të FSHF Armand Duka me të cilin pati një takim edhe pas ndeshjes ndaj Turqisë në Shkodër, ku Reja ishte i pranishëm për të ndjekur disa futbollistë pasi punonte si vëzhgues talentesh me kohë të pjesshme për klubin e Napolit. Intervista e 73-vjeçarit ishte shumë e gjatë me Rejan që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke folur për tema të ndryshme.

“Shpresoj që të krijojmë marrdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj amrrdhënie të mirë me shtpin, kudo ku kam qënë. Faleminderit presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lotjtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja.”

Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe objektivat?

“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?

“Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet.”

A ndikoi ana financiare për të zgjedhur Shqipërinë?

Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identikojë kombin.”

Thatë që pranoni të punoni me afat të shkurtër…

“Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.”

A mund të na zbuloni diçka për mënyrën e lojës?

Kam parë skuadrën që luan me 4 pas, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biazi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj.

Çfarë roli ka luajtur De Biasi që i’u te merrnit drejtimin e Shqipërisë?

De Biasi është historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuccin. Me De Biasin kam folur për të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.

Sa do qëndroni në Shqipëri?

Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetsohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.

I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo skuadër për të shkuar në Europian?

“Mendoj se Shqipëria ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”

Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste avionin do ta linit jashtë?

“Çdo lojtar duhet të bëj maksimumin për të qenë i përpiktë. Nëse është lojtar i rëndësishëm për mua nuk do ta dënoja. Kam drejtuar më shumë se 1000 lojtarë, por nuk kishin kokë. Një lojtar kur e thërret kombëtarja duhet të jetë në orë.”

Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga kampionati shqiptar…

“Kam parë diçka. Mendoj se lotjarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Europën. Të gjithë do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë. “

Shqipëria i ka besuar shumë trajnervë italianë, besoni se do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur?

“Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ancelotit ka fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë.

E merr në konsideratë Reja një lotjarë që thotë se nuk do të vij sa të jetë ky trajner…

“Lenjani la bërë gola dhe është një lojtar me vlerë të madhe. Ka bërë 7-8 gola dhe për mua është më shumë sulmues. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të shikojmë në çfarë gjendje janë.”/SS

Leave a Reply