Receta të thjeshta si të kujdesemi për fytyrën gjatë karantinës

0
602

Dermatologia Erjona Shehu ka qenë në një lidhje direktë me emisionin “Ditë e Re” në Tv Ora së bashku me Arjolën dhe Arjonin.

Ajo na ka dhënë disa këshilla si të kujdesemi për lëkurën tonë gjatë ditëve të karantinës dhe ta hidratojmë atë.

“Në qoftë se ne marrin një frut, për shembull portokallin që është më i përfolur kohët e fundit. Lemë një porcion të fundit të tulit të portokallit, lyej me të fytyrën, e lejmë një 10-minutsh në fytyrë, pastaj bëjmë shpëlarje. Vendosim një krem hidratant pas kësaj, atëhere fytyra do marrë shumë elementë brenda. Do hidratohet si pasojë e ujit që ka në përmbajtje. Do marrë acidet fruktoze, do marrë ato vitaminat që ka portokalli. Pra ka shumë përfitime nga një 10-minutsh që mund të mbahet produkti.

Ne mund të eksperimentojmë. Një herë në javë bëjmë një maske skrapi, fusim një element ushqimor granular, me kokrriza si për shembull sheqeri kaf, për t’i dhënë një lloj shkëlqimi fytyrës apo të heqim qelizat e vdekura nga fytyra e përziejë me disa pika limon. Nëse duam t’i japim më shumë hidratim, shtojmë një element frukstos si për shembull banane, kivi etj. Pra ka plot mundësi. Në çdo eksperiment që ne bëjmë, e rëndësishme është të dëgjojmë fytyrën tonë.

Nëse pas 5 apo 10 minutave të para pasi kemi vënë maskën në fytyrë, kemi ndjesi të kruajtjes, të djegies, të pickimit apo nxehje të lëkurës menjëherë shkojmë e shpëlajmë fytyrën me ujë të vakur dhe të mos vendosim asgjë derisa të qetësohet nga këto ndjesi.

Këta eksperimente mund të bëhen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt”, tregon dermatologia.

Leave a Reply