Realizohen vizitat e fundit sistematike nëpër shkollat e Prizrenit

0
32

Drejtoria e Shëndetësisë, së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, sot i kanë realizuar vizitat e fundit sistematike në shkolla, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të hershëm të problemeve shëndetësore tek nxënësit e klasës së parë, pestë dhe nëntë.

Vizita e sotme sistematike u realizua në shkollën speciale për edukimin e nxënësve me dëmtime në dëgjim dhe në të folur “Nënë Tereza”, ndërsa ecurinë e këtij procesi e ndjekën nga afër edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu dhe stafi menaxherial i QKMF-së.

Vizitat sistematike kanë filluar që nga data 27 mars 2019 dhe janë kryer në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta, përfshirë edhe shkollat speciale dhe kolegjet.

Gjatë kësaj kohe, janë vizituar gjithsej 56 shkolla dhe janë kontrolluar mbi 7000 nxënës të komunës sonë. Në ditët në vijim Drejtoria e Shëndetësisë do të dalë me një raport të detajuar, ku pasqyrohet gjendja shëndetësore e nxënësve nga këto vizita”, thuhet në njoftim./04online.info

Leave a Reply