Reali huazon sërish talentin ukrainas të portës

0
23

Portieri Andriy Lunin pritet të huazohet sërish nga Real Madrid.

Ukrainasi me shumë mundësi do të jetë portieri i ri i Real Valladolid në La Liga. 20-vjecari sezonin e kaluar ishte i huzuar te Leganes, por pati mundësi të luante vetëm në 4 takime në La Liga.

Me transferimin te Valladolid, Lunin shpreson të luajë më tepër, pasi në “Santiago Bernabeu” do të ishte e pamundur për të thyente konkurencën e Thibaut Courtois apo Keylor Navas. Andriy Lunin u transferua verën e kaluar nga Zorya për 8 milionë euro, ndërkohë që shikohet si një portier me shumë të ardhme./SS

Leave a Reply