Real Madridi e ofron dyshen Bale – Rodriguez për Harry Kane

0
535

Harry Kane është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Nga Anglia sigurojnë se “Los Blanos” po përgatitin një ofertë të rëndësishme për të firmosur sulmuesin e Tottenhamit, që përfshin Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Real Madrid nuk i ka në plane këta dy lojtarë për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron t’i transferojë për të përfituar para, që do t’i investonte në afatin kalimtar të lojtarëve, ose t’i përfshijë në operacione të tjera, siç është rasti i Harry Kane.

Disa javë më parë, kapiteni i ekipit anglez deklaroi: “Jam  një lojtar ambicioz, dua të përmirësohem më shumë, të bëhem një nga lojtarët më të mirë. Pra, gjithçka varet nga ajo që ndodh si ekip dhe si përparojmë. Nuk është përfundimtare që unë do të qëndroj këtu përgjithmonë.”

Në këtë mënyrë, Kane tashmë ka ndezur alarmin në ekipin e drejtuar nga José Mourinho i cili, me siguri, nuk do ta bëjë më të lehtë largimin e tij.

Leave a Reply