Reagimi i Stresit kur gazetarja gabimisht i referohet me emrin “Noizy”

0
334

Reperi, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi”, së fundmi ka qenë i ftuar në një emision, ku edhe tregoi shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe arratis.

Ai ka rrëfyer të vërtetën e të qenurit në arrati prej 10 muajve, ndërsa ka folur për rikthimin në Shqipëri.

Ndërkohë një moment shumë interesant u shënua gjatë intervistës, kur prezantuesja Bieta Sulo ngatërroi emrin e tij.

Ajo iu referuar stresit si “Noizy”, i cili është njëherësh një tjetër reper nga Shqipëria, dikur rival i përbetuar i reperit Stresi.

“Ma ktheve edhe po e prisja këtë. E di pse po e prisja, sepse e ke ngatërruar një herë, i ke thënë atij Stres, edhe kur po vija rrugës sepse unë jam 3 sekonda para edhe i thash [shoferit], mbaje mend, e kam parandjenjë që në fund do ma bëjӕ Noizy, si ka mundësi që ja qëlloj”, ka thënë në fund reperi me prejardhje nga Tropoja.

Situata është kaluar me të qeshura nga të dy protagonistët e studios, duke treguar kështu se nuk ka hatërmbetje në këtë lapsus të bërë pa dashja nga ana e moderatores.

Leave a Reply