Qytetarët të shqetësuar nga varianti Delta Plus, të gatshëm të marrin dozën e tretë të vaksinës

0
231
Foto: Ilustrim

Rastet e para me variantin Delta Plus të konfirmuara gjatë së mërkurës kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët.Madje disa qytetarët thonë se për të evituar përhapjen e mëtejshme të virusit janë të gatshëm të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, nëse ajo sigurohet.

Mejreme Krasniqi thotë se marrë parasysh nga situata e deritanishme me Covid-19 kujdesi tash duhet të jetë edhe më i madh.

“Duke e pasur parasysh situatën e cila është paraqitur nga Covid-19 tash konsideroj se çka do që shfaqet ka vend për shqetësim.Nuk po dihen zhvillimet se si do ndodhin dhe mendoj që kujdesi duhet të jetë shumë më i madh”.Madje ajo thotë se është e gatshme të marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.
“Patjetër që e kisha marrë dozën e tretë që tashmë janë e vaksinuar si çdo qytetar tjetër, andaj kisha bë apel për krejt ata që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen sepse është në të mirë të familjarëve tanë”, theksoi tutje ajo.

Edhe Shaban Syla theksoi se do ta merrte dozën e tretë të vaksinës.“Kënd le ta merr, le ta merr e kënd le ta len, nuk kemi çka me bë. Dozën e tretë ndoshta e marr, dy i kam marrë ndoshta e kisha marrë edhe të tretën”, tha Syla.Nazmi Berisha tha se paraqitja e rasteve me variantin e ri është për tu shqetësuar.
“Me siguri po është për me u shqetësuar, i kam marrë dy dozat e vaksinës, edhe atë të pleqërisë, por më mirë me i marrë sepse nuk është puna mirë”.Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur të mërkurën se nga 70 mostra pozitive të Covid-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste rezultojnë të kenë qenë të variantit Delta Plus.

MSh në njoftim tregoi se edhe se të hënën e 15 nëntorit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) planifikon të dërgojë edhe mostra të tjera me qëllim të mbikëqyrjes virologjike të varianteve të SARS-CoV-2 në qarkullim në Kosovë. /EO

Leave a Reply