Quni: Vjosa Osmani më siguroi që s’do largohet në asnjë mënyrë nga LDK

0
323

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se në një bisedë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kjo e fundit i ka premtuar se do të qëndrojë me çdo kusht në LDK, shkruan Gazeta Blic.

Quni, gjithashtu ka folur edhe për mundësinë që të jetë edhe më tutje në krye të ministrisë së Mbrojtjes, duke thënë se nëse LDK, ia beson këtë pozitë, ai do vazhdojë të jetë aty.

“Mua më ka thënë në sy Vjosa Osmani, se nuk e ka në plan të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo është e rëndësishme…. Sa i përket asaj se a do të vazhdoj të jem ministër, do ta bëj këtë nëse partia ma beson sërish këtë pozitë”, ka thënë Quni për Klan Kosova.

Leave a Reply