Për një mandat të dytë si Kuvendare, në listën tonë është edhe Kujtesa Kabashi- Shatri. Ajo ka përfunduar studimet Master në Juridik për drejtimin Kushtetues-Administrativ dhe njohëse e punës së administratës dhe organizimit të saj, kështu ka deklaruar, Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.
Quni ka thënë se ajo kërkon besimin e qytetarëve që t’i vazhdoj angazhimet e sa për punë të mira për Hasin e Prizrenin.
Postimi i plotë:
- Për një mandat të dytë si Kuvendare, në listën tonë është edhe Kujtesa Kabashi- Shatri. Ajo ka përfunduar studimet Master në Juridik për drejtimin Kushtetues-Administrativ dhe njohëse e punës së administratës dhe organizimit të saj.
Është aktiviste e palodhshme LDK-së, të cilës i është bashkuar qysh në moshën e saj të re, sepse me këtë frymë ishte rritur dhe mishëruar nga familja e saj. - Kujtesa, kërkon besimin tuaj që ti vazhdoj angazhimet e saj për punë të mira për Hasin e Prizrenin.
Përfaqësimin në Kuvend Komunal, ajo nuk e merr për privilegj, por përgjegjësi dhe obligim qytetar të cilin do ta kthej me ngritje zëri për të mirën e përgjithshme.
Kujtesa, ecim sigurt drejt fitorës së LDK-së.