Quni: Gjatë mandatit tim, afaristët do të marrin mbështetje në veprimtarit e tyre biznesore

0
265

Gjatë mandatit tim, afaristët do të marrin mbështetje në veprimtarit e tyre biznesore, në mënyrë që tu krijojmë lehtësira drejt sukseseve më të mëdha, kështu ka deklaruar Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Këtë zotim Quni e ka dhënë gjatë një vizite që i ka bërë disa bizneseve sot në Prizren.

Postimi i plotë:

Me Hanefiun e me disa anëtarë të ekipit tim, i kam vizituar tri kompani, model të suksesit në afarizëm.
-“Vatan-Beko”, “Arti” dhe “Kosova-Pack”, janë shembulli më i mirë i të bërit biznes. E para me teknikë të bardhë, e dyta me frutat Aronia dhe e treta me paketim kartoni, janë kompani që kane hapur vende te reja pune dhe suksesi i tyre vjen nga angazhimi, menaxhimi dhe përkushtimi për punë.
Me Vatanin, Rasimin dhe Tafilin biseduam rreth sfidave të të bërit biznes, si dhe u njoha nga afër me kërkesat, nevojat dhe vështërsitë përkatëse.
Gjatë mandatit tim, afaristët do të marrin mbështetje në veprimtarit e tyre biznesore, në mënyrë që tu krijojmë lehtësira drejt sukseseve më të mëdha.
Hapja e vendeve të reja të punës, të cilën ne e synojmë, është e lidhur drejtpërdrejt me suksesin dhe rritjen e ndërmarrësive private, prandaj me bashkepunim të ngushtë me afaristët aktual dhe ndërmarrësit e ri, ne do ti ulim shifrat e të papunëne në komunën e Prizrenit.
Do ti subvencionojmë dhe mbështesim vecanërisht ata që punësojnë gra e vajza dhe të rinjë.

BashkohuniMeNe

PërPrizreninQëDuam

BiznesetJanëShtyllëEKomunës

LDK160 ✔

Leave a Reply