Quni: Afërdita, është grua e fortë dhe e guximshme, energjike dhe shumë e zëshme për të mirën e përgjithshme

0
414

Zëdhënësja e Degës së LDK-së, anëtare e Kryesisë dhe Kryetare e Nëndegës “Lagjja e Trimave” është pjesë e ekipit tim me të cilin synojmë fitoren tonë të madhe, për të qeverisur mirë e suksesshëm me Komunën e Prizrenit, kështu ka deklaruar Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Quni ka thënë se Morina – Biffar është zotuar që në fokusin e saj si kuvendare, do të jenë barazia gjinore dhe avancimi i pozitës së grave dhe vajzave të reja, problematikat ambientaliste, të arsimit dhe çështje të tjera.

Postimi i plotë:

Afërdita Morina-Biffar,

  • Zëdhënësja e Degës së LDK-së, anëtare e Kryesisë dhe Kryetare e Nëndegës “Lagjja e Trimave” është pjesë e ekipit tim me të cilin synojmë fitoren tonë të madhe, për të qeverisur mirë e suksesshëm me Komunën e Prizrenit.
  • Afërdita është e diplomuar në Shkenca Politike në drejtimin – Administratë Publike.
    Me përvojën e saj shumëvjeçare në medie, (Radio e Televizion), si dhe në menaxhimin e një institucioni privat parashkollor, ajo kësaj radhe po e kërkon besimin tuaj për Kuvendare, me zotimin se do të bëhet zë i fuqishëm përfaqësues në artikulimin e kërkesave dhe shtyerjen përpara të iniciativave të komunitetit për të mirën e përgjithshme.
  • Afërdita, është grua e fortë dhe e guximshme, energjike dhe shumë e zëshme për të mirën e përgjithshme.
    Ajo është nënë e një djali shembullor dhe bashkëshorte e Ulrich-ut, mikut/kolegut tim, oficerit të KFOR-it gjerman e ish-zyrtarit të OSBE-së për Rend dhe Siguri Publike në Kosovë dhe drejtuesit të Qendrave Rajonale për Gjilan e Prizren.
    E bindur se Prizreni dhe prizrenasit meritojnë të qeverisen e përfaqësohen më mirë, Afërdita zotohet se në fokusin e saj si Kuvendare, do të jenë barazia gjinore dhe avancimi i pozitës së grave dhe vajzave të reja, problematikat ambientaliste, të arsimit, sidomos atij parafillor si dhe interesat e kategorisë së qytetarëve në moshë të shtyer.
    Afërdita, paq fat e mbarësi në këtë sfidë!
    LDK 1️⃣6️⃣0️⃣✔

Leave a Reply