QKMF-ja në Prizren furnizohet me disa lloje të insulinave, të hënën fillon shpërndarja

0
405

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar se institucioni të cilin ai e udhëheq është furnizuar me disa lloje të insulinës nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç ka njoftuar Elezkurtaj, QKMF-ja në Prizren është furnizuar me insulina analoge Novomix, Novorapid dhe Levemir. Ai poashtu ka bërë me dije se presin që të furnizohen me llojet tjera të insulinës nga Ministria e Shëndetësisë, kurse shpërndarja e insulinave me të cilat janë furnizuar aktualisht do të filloj nga dita e hënë.

“Njoftim me rëndësi për Diabetikët
QKMF -Prizren sot është furnizuar nga Ministria e Shëndetsosë me insulina analoge Novomix, Novorapid dhe Levemir.
Ndersa me insulinat humane(Gesulin M Gesulin N dhe Gesulin R ) nuk jemi furnizuar dhe po presim furnizim ose njoftim nga ana e kësaj Ministrie.
Shpërndarja e insulinave do të fillojë nga data 19 korrik nga barnatorja kryesore e QKMF-së”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply