Qeveria pritet të marrë sot vendim për masat antiCOVID, ky është propozimi i MSH-së

0
251

Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat antiCOVID.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

Po ashtu, sipas propozimit të MSH-së, vazhdon kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Masat tjera, mbesin pothuajse të njëjta, përfshirë këtu edhe punën e gastronomisë që lejohet nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërkaq muzika lejohet deri në ora 21:30.

Sipas këtij propozimi:“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; 2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë). 3. Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij Vendimi”, thuhet në propozim.

Por, shtetasve të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Leave a Reply