Qëndresa Sadriu, kjo është shqiptarja e parë ansambleiste në Zvicër

0

24 vjeçarja, Qëndresa Sadriu është zgjedhur kryetare e parlamentit për komunat Opfikon- Glattbrugg dhe Glattpark. Për marrjen e detyrës së re të Qëndresës kanë shkruar edhe familjarët e saj në rrjetin social në “Facebook”.


Këtë post ajo e ka si pjesëtare e Asamblesë Komunale nga Partia Socialdemokrate (SP).

Qëndresa Sadriu, ka kryer zanatin (Lehre) si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa tash fillon studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Cyrih.

Në shtator të këtij viti, Qëndresa fillon praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.

Qëndresa Sadriu ka qenë pjesë e jetës politike në komunën e saj dhe më gjerë qysh si vajzë 19 vjeçe. Në vitin 2015 ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës dhe, ndonëse nuk kishte arritur qëllimin, kishte fituar më së shumti vota në mesin e kandidatëve të tjerë shqiptarë.

Ajo është shqiptarja e parë në Zvicër që deri tash ka arritur të ketë postin e kryetares së asamblesë së një komune./gazetametro.net