Publikohet lista e përfituesve të bursave për studentët e komunës së Prizrenit (Emrat)

0
103

Komuna e Prizrenit për vitin akademik 2018/19 ka ndarë 80 bursa për studentë nga komuna e Prizrenit, të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, sipas konkursit të hapur publik.

Përfituesit janë përcaktuar në bazë të vlerësimit të kërkesave (aplikacioneve) nga ana e komisionit për shqyrtim dhe vlerësim.

Lisën e përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Lista-e-perfituesve-te-bursave-201…

Të gjithë përfituesit e bursës duhet të sjellin në sportelin nr.2 në objektin e administratës komunale, kopjen e llogarisë bankare, konfirmimin bankar dhe kopjen e letërnjoftimit deri me datën 24.06.2019.

Aplikuesit e pakënaqur me vlerësimin mund të parashtrojnë ankesën me shkrim në afatin prej 5 ditëve nga dita e publikimit të listës, në Komisionin e ankesave të formar nga kryetari i Komunës. Ankesat dorëzohen në sportelin nr. 2 në objektin e administratës komunale.

Leave a Reply