Psikologu Rron Kastrati reagon ndaj debatit ekskluziv për fenë dhe ateizmin

0
64

Nuk mund ta kuptoj një gjë në debatin eksluziv të zhvilluar në Rtv Dukagjin rreth besimit, fesë dhe ateizmit, saktësisht A ekziston Zoti?

Ky emision ishte interesant dhe mjaft interaktiv, specifikisht në elaborimin e temës përkatëse derisa të gjithë mysafirët e ftuar mbanin qëndrime shkencore dhe intelektive, meqenëse edhe në librin ” Lëvizja relative shpjegimi i drejtë dhe Gabimet e Anjshtajnit” nga Profesori i nderuar z.Klinaku të cilin kam kohë që e analizoj me koshienë shkencore dhe krahasuese derisa ekzaktësisht në këtë trajtesë përmbajtjet shkencore kanë esencialisht vijë logjike sidomos argumentet kundër TRS-së(teoritë e relativitetit special) dhe tematikat tjera po në këtë libër si funksioni i shkencës si fe, besimi dhe shkenca, të gjitha këto që lidhen ngushtësisht me debatin e famshëm dhe diskutativ për ateizmin dhe fenë gjegjësisht besimin dhe mosbesimin, pohimin dhe mohimin, gjithashtu në debat diskutohet rreth ateizimit( dmth :dikush që refuzon apo nuk beson në ekzistencën e Zotit) dhe se përkitazi thuhet dhe dyshohet se Bing-Bangu nuk ka ekzisistuar fare, pikërisht këtë gjë nuk e kuptoj ose ndoshta mendoj se argumenti do ta shuante kureshtjen time, edhe diskutimi për postulatet e bazave religjioze, ose të thënat dhe të pathënat e fesë, objektivisht dhe logjikisht këto dyshime dhe ide mbase duhet të analizohen detalisht. Këto diskutime meritojnë fokus gjithashtu shumë më shumë analitik edhe në rrafshin e zgjeruar psikologjik, sepse domosdoshmërisht të gjitha shkencat e ushqejnë njëra-tjetrën ndaj trajtimit të problemeve shkencore dhe enigmatike dhe gjetjës së solucionit të nevojshëm.

Si ka mundësi që për Krijuesin suprem të projeksioneve kozmosale dhe konstruksionit gjithëpërfshirës të Universit dhe jetës në planetin Tokë, ende aktualisht gravitojnë në përgjithësi ateistë të shumtë duke e mohuar volumin e zbulimeve dhe analizave shkencore derisa “atomet intelegjente” ekzistojnë, ateherë, nëse diçka që vë në lëvizje materien, fenomenin kohë, dhe tërësinë ekzistenciale të jetës sonë njerëzore të mendohet kalimthi ose me konsistencë po të asaj arsyeje (iracionale) mllefosëse se nuk ka Zot? Padyshim, e kam fjalën për ateistët e deklaruar në përgjithësi sot kudo në botë, i sfidoj lehtësisht pse nuk i provojnë teknikat autosugjestive dhe introspektive të paktën për disa minuta, rreth asaj strukture organike(vegjetative dhe nervore), vallë kush i menaxhon kontrollueshmërisht ato biliona neurone e shumë të tjera nyje e nerva në tërë trupin njerëzor, perceptimin pamor, kompleksivitetin e sistemin të nuhatjes, shijës, mendimeve, po përmbajtja enigmatike e pavetëdijës, kuanticiteti i sistemit nervor, aspekti molekular, atomik, dhe subatomik i organizimit, etj.. Shpjegimi logjik rezulton deri më tani në një përgjigje konkrete: Krijuesi i absolutizmit dhe tërësisë së çdo hapësire udhëheq jetën dhe konceptin e rrjedhshmërisë në çdo mikrogrimcë hapësinore në Univers. Kaq.

Dakord, i mirëkuptoj plotësisht qëndrimet skeptike të fizicientëve, dhe njohësve të fizikës në tërësi, edhe unë përsonalisht dikur si një fillestar i njohurive të kufizuara në botën shkencore të rrafshit dhe fushës psikologjike i hamendësuar nga teoritë filozofike e psikanalitike të Frojdit veçmas, mbaja qëndrim rigoroz ateist, por sot e në vazhdim, aq më shumë përfshihem, insistoj, shfletoj, studioj, zgjerohem, dhe me pasion të thellë jam kurioz në shumë analiza dhe hulumtime shkencore, natyrisht që çdo ditë e më shumë më shtohet si një derivat i pashpenzueshëm besimi ndaj një qenie supreme të pashpjegueshme mistike, intelegjente në raport dhe në relacion me perceptimin tonë kufizues për aq sa Anjshtajni dyshonte në fundin e Universit, dhe në pafundësinë e çmendurisë. Pikërisht dhe ateizmi është pafundësia e |çmendurisë”, e ndërsa besimi është pika zero e fillesës së çdo gjëje drejt fundit të saj. Pra është kohëzgjatja e një periudhe jetësore(sprovuese) që nga lindja e deri në vdekje. Duke tentuar ta gjurmojmë Zotin me tendencë argumentimin e ekzsistencës së tij ne shumë më shumë do të thellohemi në boshllëkun e pakuptimësisë së ekzistencës sonë. Pse?

Është kaq e thjeshtë, ne derisa kemi të drejtën përmes vullnetin të lirë t’i përzgjedhim dy rrugë, besim dhe mosbesim, ateherë është ngjashëm sikurse të ushqehemi dhe të mbijetojmë, ose të vdesim kokëfortë me mosbesim fatkeqësisht dogmatizëm të pajetë. Shkencërisht dhe logjikisht, në mirëqenien e shëndetit tonë psikologjik dhe organik, besimi është influencë e përkeqësimit të gjendjes tonë njerëzore apo anasjelltas? Po mosbesimi ynë kokëfortë(ateist) çfarë agresioni ushqen në brendësinë tonë psikologjike dhe organike? Mund ta ndërlikoj në shumë kuptime nënkuptimin e besimit në Krijues, dhe mosbesimit ndaj tij, nuk i frikësohem iluzionit persekutues të ndërgjegjës gjykatore, por nuk dua ta humbas kuptimësinë e ekzistencës sime sepse që 2 vite të plota e në vazhdimësi si një njohës i Psikologjisë, besimi im në Krijuesin suprem më bën të lumtur, dhe ky fakt motivacional dhe paqedashës më pëlqen.

Andaj së fundmi, i sygjerojë shpirtërisht që edhe të tjerët ta shijojnë këtë ndjenjë të mrekullueshme të besimit shpirtëror, etik, moral, dhe shkencor. Frojdi dikur thoshte “Njeriu duhet ta kapërcej krizën e besimit religjioz, dhe të kthehet në ateizëm, në mënyrë që t’i shmanget problemeve neurotike ose psikotike”. Por me 100% dështim, këtu është gabimi më i madh i tij në sferën shkencore dhe praktike. Arsyjen janë të shumta, por një gjë është e vërtetë; Është ligji i prosperitetit, reciprocitetit, riskut, dhe situatave projeksionuese të ngjarjeve të përditshme njerëzore që prodhojnë konkluzionin e palëkundur, Zoti është kudo me ne dhe përreth nesh në çdo hapësirë dhe kohë. Hidheni vështrimin psikologjik dhe logjik se si veprojnë dhe kundërveprojnë në mënyrë reaksionare dhe sublime gjërat kudo, pastaj mund t’i përkufizojmë mendimet tona konkrete rreth bërthamës thelbësore të jetës sonë, mundësisë sonë të artë besimit tonë ndaj Intelegjencës supreme, Krijues, Perendi, Zot, Allah. I gëzohem mundësisë që 2 vite të plota që nga ateizimi (kokëfortë) jam transformuar në sferën e besimit dhe logjikës shkencore, Zoti ekziston dhe jetojmë pozitivisht nën ombrellën e mëshirës së tij infinite.

P.s: Jam i gatshëm të sfidohem në cilësinë e Psikologut në cfardo debati interaktiv me secilin ateist të deklaruar, natyrisht diskutime të bazuara mbi fakte, dhe parimet logjike, dhe bindje të vërtetuara. Kënaqësi e imja!

Autor i shkrimit : Psikolog dhe njohës i temave shkencore- enigmatike.

Leave a Reply