Pse të gjithë po thonë se produksioni sapo i dha fitoren Olta Gixharit?!

0
477

Pas zarfit të djeshëm ku u tha se banorët duhet të organizojnë një “Talent Show”, ditën e sotme kanë filluar dhe performancat e tyre.

Teksa janë postuar performancat e banorëve në rrjetet sociale, faqja zyrtare e BBV ka treguar se postimi me më shumë pëlqime do të shpallet fitues i “Talent Show”.

Dhe që tani, fitorja duket se do ndahet vetëm mes Luizit dhe Oltës, pasi dyshja është shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve.

Mirëpo ndryshe nga Luizi që dukshëm ka një vërtetësi shikimesh dhe pëlqimesh, rrjeti po zien nga “inati” për postimin e Oltës.

Në inboksin e “Lokimagazine” kanë ardhur shumë mesazhe nga ndjekësit, të cilët shprehen se vetëm brenda një minuti, Olta ka shkuar nga 3 mijë pëlqime në 130 mijë.

Arsyeja për këtë sipas ndjekësve është sepse produksioni i BBV ka blerë pëlqime për Oltën në mënyrë që ta shpallin fituese.

Gjithashtu, shihet se komentet në postimin e performancës së Luizit janë vetëm pozitive, ndërsa e kundërta ndodh në postimin e Oltës ku të gjitha komentet janë negative.

Leave a Reply