Protesta masive, qytetarët bllokojnë Serbinë (VIDEO)

0
322

Disa organizata mjedisore, lëvizje e shoqata qytetare dhe një pjesë e opozitës po marrin pjesë sot në protesta dhe bllokada të rrugëve dhe urave në mbarë Serbinë.

Organizatorët e lëvizjes “Shko-Ndrysho” dhe Kryengritjes Ekologjike njoftuan se bllokada paqësore e kësaj të shtune do të jetë më e gjatë se ajo e javës së kaluar, e cila zgjati një orë.

Pjesëmarrësit në bllokada dhe protesta kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Referendum dhe për iniciativa qytetare, ndërsa i bëjnë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të mos i firmos ndryshimet në Ligjin për shpronësim, raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.

Këto dy ligje kanë të bëjnë me realizimin më të lehtë të planeve të kompanisë “Rio Tinto” për hapjen e një miniere të litiumit në Serbi.

Në linkun më poshtë gjeni pamjet:

https://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/4614843/blokade-i-proteste-i-ove-subote-sirom-srbije.html

Leave a Reply