Prokuroria e Prizrenit ngrit shtatë aktakuza ndaj shtatë personave

0
347

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar për rastet si në vijim:
Dy (2) kërkesa për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” si dhe, një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Leave a Reply