Prokuroria e Prizrenit ngrit 5 aktakuza kundër 10 personave

0
286

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) personështë ndaluar për dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, ndërkaq një (1) personështë ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit tëtre (3) personave. Një (1) kërkesëështë bërë për dy (2) persona pasi që dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së. Ndërkaq, një (1) kërkesëështë bërë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Leave a Reply