Prokuroria e Prizrenit ngrit 3 aktakuza kundër 3 personave

0
342

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të ndaluarit secili veç e veç ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Leave a Reply