Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për të caktuar masë të paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për të caktuar masë të paraburgimit për dy (2) persona. Ndaj një (1) personi ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së. Ndërkaq, ndaj një (1) personi ka bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personavetë dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Sulm” nga neni 184 i KPRK-së dhe “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve” nga neni 197 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 359 i KPRK-së.