Profesor Gjoshi ligjëratë për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në Suedi

0
22

Prof.ass.dr. Ragip Gjoshi profesor dhe anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin ”Ukshin Hoti” në Prizren ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për mësuesit e gjuhës amtare në Suedi “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmö të Suedisë . Pjesëmarrja është bërë në mbështetje të ftesës së organizatorit  për të ndihmuar zhvillimin profesional të mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Suedi. Ky organizim është tradicional dhe mbahet ne koordinim të plotë të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria”, Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Shoqatës kulturore “Drenica” në Halmstad, Shoqatës Shqiptare” Iliria” në Borlänge, MAShT-it , Ministria e Diasporës së Kosovës si dhe NBV. Ky qëndrim në këtë organizim të dobishëm  nga data 13 deri 16 maj 2019 është shfrytëzuar edhe për takime dhe bashkëbisedimedebate profesionale –didaktike me shumë mësimdhënës shqiptarë gjatë vizitës që ju bë disa shkollave të atjeshme.

 Prof.Gjoshi ,bashkë me disa profesor universitar të Universitetit të Prishtinës dhe të universiteteve të Shqipërisë dhe Universiteteve të Suedisë  kanë prezantuar pikëpamjet bashkëkohore të zhvillimeve të reja në mësimdhënie. Prof.ass.dr.Ragip Gjoshi ,si ligjërues ,në emër të Fakultetit të Edukimit të UPZ-së që të marr pjesë në këtë Konferencë me temën: ”Udhëzime didaktike në mësimdhënie me grupe heterogjene” ( e cila do të botohet) dhe ka vizituar disa shkolla ku mësohet gjuha shqipe,në disa aktivitete të ngritjes profesionale.

Media e atjeshme elektronike dhe e shkruar ka prezantuar këto aktivitetet të pedagogëve nga Suedia, Kosova e Shqipëria.

Leave a Reply