Prizreni, nga i mbrojtur po kthehet në një vatër koronavirusi (VIDEO)

0
644

Kosova, deri në një fazë të vonë, zbatoi standarde e strategji të ndryshme në qytete të ndryshme, edhe pse po përballej me pandeminë.

Qytete të izoluara plotësisht dhe të tjera të mbyllura pjesshëm. Kështu patën vendosur autoritetet shëndetësore dhe politika e mbështeti. Por, të dielën, shifrat treguan indikatorë rreziku dhe pak orë më parë qeveria kosovare vendosi për vetëm 1 orë e 30 minuta lëvizje në ditë. Një nga qytetet më të mëdha të Kosovës, me afërsi gjeografike dhe komunikim më frekuent me Shqipërinë, befasoi deri të dielën duke pasur të evidentuar vetëm një rast të importuar nga Bullgaria, por që mendohej se kishte mbetur i izoluar, pa prekur zinxhirin transmetues.

Por, në vetëm 24 orë, rezultuan 14 raste pozitive, çka ishte dëshpëruese dhe kambanë alarmi për autoritetet. Se si është situata sot dhe se si po menaxhohet veçanërisht ky qytet, që lehtësisht mund të përbëjë vatër të re, e zbuloi për “Ditari” në A2 zoti Visar Shehu, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit./A2

Leave a Reply